Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke marrë trajtim 375 pacientë, prej tyre 277 janë të konfirmuar me COVID-19, 260 janë në oksigjeno-terapi si dhe 6 janë në respiratorë.
Në klinikat e QKUK-së janë duke marrë trajtim 138 pacientë, prej tyre 94 janë pozitiv, 20 negativ dhe 21 ta pakonfirmuar.
Ndërsa 101 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe 5 në respiratorë.
Ndërsa në spitalet e përgjithshme mjekim po marrin 237 pacientë, 180 janë pozitiv, 2 negativ dhe 53 ta pakonfirmuar. Ndërsa 159 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe 1 në respiratorë, përcjell Klan Kosova.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.