Garda, orkestra e tepihu i kuq. Këto elemente ishin të dielën në mëngjes para parlamentit të Shqipërisë për nderë të 110-vjetorit të shtetësisë, e ku deputetët e Shqipërisë mbajtën një seancë të përbashkët me ata të Kosovës.
Brenda sallës kur përfunduan dy himnet, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca foli për të ardhmen e dy vendeve. Ndërsa, homologia e tij Nikolla, tha se të dy shtetet cak të vetëm kanë Bashkimin Evropian, njofton Klan Kosova.
Mesazh uniteti nga foltorja çoi edhe shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti. Ndërsa, Edi Rama tha se Kosova e Shqipëria po avancojnë dita-ditës.
Fjalët e Ramës i dëgjoi edhe rivali i dikurshëm deputeti Lulzim Basha, që u pa në kuvend pas një kohe të gjatë mungese, por ato i bojkotoi Sali Berisha që me disa deputetë lëshoi sallën kur shefi qeverisë sapo doli në foltore.
https://www.youtube.com/watch?v=rrC4okJjGFU
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.