Përveç rastit të fundit që përfundoi me arrestimin e tyre, prindërit e pesëvjeçarit nga Janjeva e Lipjanit, sipas burimeve të emisionit MAT në Klan Kosova, nuk kishin pasur marrëdhënie të mira mes vete as në të kaluarën.
Sipas të dhënave që ka siguruar gazetarja Blerta Ahmeti, nëna kishte të raportuara rreth 15 raste në Polici ndaj bashkëshortit të saj, ndërsa burri kishte bërë 13 kallëzime ndaj gruas.
Rastet lidhen me dyshime për dhunë në familje dhe lëndime trupore, që sipas dokumenteve, kishin ndodhur në periudha të ndryshme kohore.
“Halla: Çka me bë, edhe ai o kanë në zor prej saj, edhe atë, një herë ja ka ngulë thikën në këmbë, edhe vëllait”.
Gazetarja: Gruaja, burrit?
“Halla: Po, sikur unë qitsha për shembull me ja ngulë burrit tem thikën”, ka treguar halla e djalit pesëvjeçar nga Janjeva, për emisionin MAT, në Klan Kosova. /Klankosova.tv
https://youtu.be/oYZ1MQ1f5gA
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.