Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se nga 2 mijë e 388 mostra të testuara 290 kanë rezultuar pozitive.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 120 raste, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste, Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë nëntë raste, Ferizaj tetë raste, Obiliq tetë raste, Rahovec tetë raste, Vushtrri shtatë raste, Gjilan gjashtë raste, Mitrovicë gjashtë raste, Suharekë katër raste, Kamenicë tre raste, Deçan dy raste, Dragash dy raste, Istog dy raste, Klinë dy raste, Shtime dy raste, Viti dy raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj.
Numri total i rasteve pozitive është 62 mijë e 548 raste nga 252 mijë e 163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54 mijë e 231 raste.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.