Numri total i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 7.652 raste nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Në vendin tonë janë regjistruar 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.331, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.