Një 30-vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim, pasi gjatë natës dyshohet se i vuri zjarrin 2 automjeteve.
Përmes një njoftimi, policia bëri të ditur se automjetet ishin të parkuara në oborrin e banesës së një 66-vjeçari, transmeton Klankosova.tv.
Ngjarja sipas policisë, dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie dhe automjetet e djegura janë të xhaxhait të tij.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./A2CNN.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.