Drejtoi i Kulturës në Komunën e Prishtinës , Besart Vllahinja, njoftoi se nga data 22 deri më 30 shtator Prishtina do të jetë në fokus nga komuniteti i sportistëve peshëngritës nga mbarë Evropa.
Sipas tij, në mesin e 300 sportistëve që do të garojnë në kryeqytetin tonë, janë edhe disa nga vendet që nuk a kanë njohur Republikën e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Vllahinja po ashtu tregoi se Komuna e Prishtinës e mbështetë këtë kampionat, dhe shprehu keqardhje që nuk mund të bëjnë asgjë edhe në përmirësimin e kushteve infrastrukturore në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.