Ka kohë që YouTube e ka përdorur shifrën “301+” për të shfaqur numrin e shikimeve tek videot e reja.
Për disa ishte e mërzitshme, për disa interesante, e për të tjerë ishte thjeshtë një diçka. Normalisht, nuk duhej shumë kohë që numri të përmirësohej në numrin e saktë të shikimeve, por edhe kjo ishte disi joinxhinierike.
Kështu, YouTube ka vendosur që “301+” të zëvendësohet me shifrat e sakta dhe numri i shikimeve të përditësohet, nëse mund të themi kështu, në shifra të sakta dhe të pamundësohet që robotët të shtojnë këtë numër.
Kjo pasi shumë artistë ka kohë që blejnë shikimit, duke rritur artificialisht numrin e tyre.
Tani, të gjithë mund të shohin numrin real të shikimeve të video-përmbajtjeve.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.