Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 31 persona kanë humbur betejën me Covid-19 dhe janë regjistruar 766 raste të reja të infektuar me virusin.
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë shëruar edhe 1 mijë e 118 pacientë nga koronavirusi, transmeton KlanKosova.tv
Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni është 147 mijë e 995 mijë, të shëruar janë 124 mijë e 828, raste të vdekjeve janë 4 mijë e 509 ndërsa vazhdojnë të jenë edhe 18 mijë e 658 raste aktive.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.