Prilli solli të reja në fushën e shfletuesve të internetit. U mor vesh pasardhësi i Internet Explorer në Windows 10 Microsoft Edge, u publikua versioni Firefox 37 dhe ai 42 për Chrome.
Ky i fundit u ngrit edhe në përqindje të shfrytëzuesve, për 0.69 pikë, duke kaluar 25% të tregut.
Tregu i shfletuesve pas këtij ndryshimi qëndron kështu:
- Internet Explorer ra me 0.71 pikë përqindjeje në 55.83
- Chrome fitoi 0.69 pikë përqindjeje në 25.68 %
- Firefox ra me 0.19 pikë përqindjeje në 11.70 %
- Safari fitoi 0.12 pikë përqindjeje në 5.12 %
- Opera fitoi 0.05 pikë përqindjeje në 0.48 %

Megjithëse Internet Explorer shënoi rënie në përgjithësi, disa verzione të tij shënuan rritje, si IE 11 që u rrit me 0.82% duke shkuar në 25%. IE 10 dhe IE 9 shënuan rënie të lehtë, ndërsa rënien më të madhe e pati IE 8 me 1.26%.

Rënie të madhe pësoi rivali Firefox. Shfletuesi ra në 11.8% muajin shkurt dhe ky trend po vazhdon për fat të keq të shfletuesit që i pari solli tab-s në platformë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.