Partia Socialiste feston sot 34-vjetorin e themelimit.
Kryetari i saj, njëherësh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij para të pranishmëve të cilët janë mbledhur për të festuar, tha se kjo ditëlindje është më e veçantë për faktin se kjo parti ka një mbështetje më të madhe si asnjëherë më parë, pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.
“Gëzuar ditëlindjen e 34-të PS-së. Është një ditëlindje që bëhet e veçantë si rezultat i faktit që vjen pas një fitoreje shumë domethënëse të PS-së, një fitoreje e cila vjen me një përgjegjësi më të madhe se asnjëherë tjetër, për vetë faktin që u mishërua si rezultat i një mbështetjeje më të madhe si asnjëherë tjetër për PS-në”, tha Rama, njofton Klankosova.tv.
“Padyshim që ne nuk jemi frikur dhe nuk jemi shmangur asnjëherë përgjegjësive që vijnë me fitoret, dhe kjo besoj se është arsyeja kryesore pse ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe së reflektuari mbi çfarë mund të bëjmë më mirë. Nuk kemi arsye për të mos qenë besimplotë, kemi një skuadër të re me jo pak por me 83 deputetë dhe më shumë sesa numri, është përbërja e skuadrës, harmonizmi i eksperiencës me prurjet e reja”, shtoi Rama.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.