Një 37 vjeçar gjerman në Bad Kleinen, goditi për vdekje me thikë një punonjës turk në qebabtoren "Shabi's Kebabhaus".
Autori i dyshuar i krimit ishte në qebaptore rreth orës 6:30 të mbrëmjes – dhe më pas dyshohet se e ka therur punonjësin 31 vjeçar disa herë me thikë, i cili vdiq në vendngjarje, raporton Bild, transmeton Klankosova.tv

Pas sulmit të përgjakshëm, vetë i akuzuari thirri shërbimet e urgjencës.
Hetuesit thonë se i pandehuri është i sëmurë mendërisht dhe është bërë një kërkesë për vendosjen e përkohshme të të dyshuarit në një spital psikiatrik.
Rasti po hetohet ende. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.