Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë regjistruar 392 raste të reja nga 1 mijë e 618 mostra të testuara.
IKSHPK njofton se po ashtu janë shëruar edhe 222 persona.
Që nga shfaqja e dy rasteve të para pozitive me koronavirus në Kosovë numri i përgjithshëm ka shkuar në 58 mijë e 88 raste.
"1618 TESTIME, 222 TË SHËRUAR DHE 392 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1618 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 392 raste pozitive".
"Numri total i rasteve pozitive është 58.088 raste nga 219.760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.456 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 222 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.