Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga një mijë e 12 mostra të testuara për COVID-19 kanë rezultuar pozitivë 215 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit nga ky virus janë shëruar 428 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritu në 39 mijë e 562.
Numri total i rasteve pozitive është 50 mijë e 620 raste nga 179 mijë e 402 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 që nga fillimi i pandemisë, njofton Klan Kosova.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 117 raste, Ferizaj 13 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Obiliq 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Pejë 4 raste, Gjakovë 3 raste, Podujevë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Deçan, Hani i Elezit, Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.