Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë e 314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 468 raste pozitive.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 227 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 22 raste, Lipjan 21 raste, Gjakovë 20 raste, Prizren 18 raste, Drenas 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjilan 14 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Ferizaj 9 raste, Malishevë 8 raste, Obiliq 8 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Podujevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Dragash 1 rast, Hani i Elezit 1 rast.
Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të IKSHPK-së 19 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën teksa janë shëruar 683 pacientë.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.