Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, si i dyshuar për marrje me narkotikë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari dyshohej se po transportonte mbi 27 kilogramë kokainë në makinën e tij, transmeton klankosova.tv.
I njëjti thuhet se u ndalua me automjetin e tij në një pikë kontrolli pranë kabinës së pagesës së autostradës San Gregorio di Catania.
Më pas, ai u dërgua në burg.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.