Lajmet e fundit

Kur flini lakuriq ju merrni disa përfitime shëndetësore, dhe ndihma për të humbur peshë është një prej tyre. Shkencëtarët sugjerojnë që mbajtja e temperaturës së trupit tuaj më të ftohtë gjatë gjumit e bën metabolizmin më të shpejtë sepse prodhon më shumë dhjamë kafe për t'ju mbajtur ngrohtë.
Ky prodhon nxehtësi ndërsa djeg kalori, dhe kjo përshpejton metabolizmin gjatë ditës për t'ju ndihmuar të humbni peshë. Gjumi pa rroba gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut dhe është i mirë për zemrën dhe muskujt.
Të flesh mjaftueshëm
Dr. Richard K. Bogan, një studiues i gjumit, tha se një orar gjumi më vete mund të na ndihmojë në humbjen e peshës. “Gjumi është i nevojshëm për funksionimin normal të hormoneve të trupit dhe sistemit imunitar. Një tru i privuar nga gjumi ose i përgjumur është një tru i uritur. Gjumi i dobët çon në shtim pesh”, tha ai.
Ai sugjeroi që një person i rritur ka nevojë për rreth 7 orë e gjysmë deri në 9 orë gjumë.
Bërja e ushtrimeve të duhura
Nëse keni më shumë masë muskulore, kjo ju ndihmon të digjni më shumë kalori, edhe kur jeni duke fjetur. Bërja e disa ushtrimeve çdo ditë, veçanërisht trajnimi i forcës, mund t'ju ndihmojë të humbni disa kilogramë. Nëse e keni të vështirë të qetësoheni gjatë natës, provoni të bëni stërvitje disa orë para gjumit.
Fjetja në një dhomë gjumi më të freskët dhe më të errët
Sipas një studimi, njerëzit që e kishin temperaturën e dhomës të vendosur në 19 gradë Celsius për një muaj, e rritën numrin e kalorive që yndyra e tyre kafe u djeg me 42% dhe e rritën metabolizmin me 10%.
Sipas Fondacionit Sleep, për të humbur disa kilogramë gjatë gjumit, përpiquni të hiqni dorë nga drita e natës. Hulumtimet sugjerojnë se drita para gjumit ul nivelet e melatoninës, dhe nëse flini me një dritë ndezur, ajo ka një ndikim të madh në rregullimin cirkadian të metabolizmit dhe bëhet arsyeja e shtimit të peshës. Pra, është më mirë të fikni televizorin, telefonin dhe çdo dritë tjetër dhe të mendoni për blerjen e perdeve bllokuese për ta parandaluar dritën nga jashtë.
Ngrënia në orar
Sipas nutricionistëve, orari i vakteve dhe i gjumit duhet të mbahen në të njëjtën orë çdo ditë. Charlotte Harrison, nutricioniste me bazë në Londër, thotë: “Trupi ynë ecën në një ritëm rrethor, që është ora e tij e brendshme. Orari i vakteve ka shumë ndikim në ritmin tonë cirkadian, kështu që planifikimi i marrjes së ushqimit është shumë i rëndësishëm.”