Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 53 mijë e 982 raste nga 198 mijë e 342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 383 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova.
Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5 mijë e 951 raste.
I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 46 mijë e 648 pacientë të shëruar.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 206 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit gjashtë pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 389 pacientë.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.