Një aksion i gjerë i Prokurorisë së Gjakovës rreth dyshimeve për falsifikim të rezultatit zgjedhor në Malishevë ka rezultuar me shoqërimin e 50 komisionerëve, që do të përballen me hetuesit policorë lidhur me dyshimet e ngritura.
Siç mëson gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, në total po kërkohen rreth 68 komisionerë, por disa nuk janë në Kosovë.
Ajo thekson se sfidë mbetet sigurimi i avokatëve për të gjithë, andaj, sipas gazetares, po pritet deri në sigurimin e mbrojtjes pastaj të fillojë intervistimi. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/aksion-i-prokurorise-ne-gjakove-per-dallaveret-me-vota-ne-malisheve111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.