Sot janë bërë 50 vjet nga themelimi i Baletit Kombëtar të Kosovës.
Në sallën e sportit “1 Tetori”, në Prishtinë, me fillim nga ora 19, do të shënohet ceremonia shtetërore e jubileut të 50-vjetorit të themelimit të baletit kosovar.
Në ceremoni do të marrin pjesë personalitete më të larta shtetërore dhe do të organizohet një koncert special i BKK-së për këtë ngjarje.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.