Kosovarja Medina Surdulli e ka fituar medaljen e argjendtë në skijim, në Lojërat Botërore Dimërore që zhvillohen në kuadër të Olimpiadës Speciale e cila po mbahet në Austri.
Ajo lajmin e bëri të ditur në llogarinë e saj personale në Facebook, ku edhe u shpreh shumë e gëzuar për këtë arritje, njofton Klan Kosova.
Medina ka fituar me dhjetëra medalje të tjera në not dhe në skijim, në garat që mbahen me personat me nevoja të veçanta.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.