Në ditën e baballarëve edhe Michelle Obama ka bërë një dedikim në profilin e saj në instagram.
Mirëpo, ajo nuk i ka shkruar babait të saj. Të shoqëruar me një fotografi të bërë para shumë vitesh, ajo i shkruan bashkëshortit të saj, Presidentit të Amerikës, Barack Obama, transmeton Klan Kosova.
“Duke menduar sot dhe çdo ditë tjetër për babain e dy vajzave të mia” Urime Dita e Baballarëve”, ka shkruar Michelle.
Ajo ka postuar një fotografi të presidentit Barack Obama, me dy vajzat e tij Malia dhe Sasha Obama, kur ishin fare të vogla.

●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.