Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin ditor për vlerësimin e situatës me këtë virus.
Ismajli ka bërë të ditur se Gjilani ka aktualisht 538 raste aktive me COVID-19.
Në emër të Komitetit, ai ka apeluar qytetarët që ta rrisin kujdesin në kohën kur është rritur infeksioni në Gjilan dhe në nivel vendi, që përfshinë rregullat bazë si bartja e maskave, mbajtja e distancës e pastrimi i duarve.
Gjendja e përgjithshme është si vijon:
Nga 5 mijë e 923 mostra, 2 mijë e 60 persona kanë rezultuar pozitivë në total, 1 mijë e 461 të shëruar, 538 raste aktive, 62 të vdekur, 74 në hospitalizim dhe 225 mostra në pritje për rezultat.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.