Një nënë 57 vjeçare është bërë një nga gratë më të vjetra në botë, që lindi fëmijë.
Barbara Higgins mirëpriti në jetë djalin e saj Jack më 20 mars. Foshnja e porsalindur u krijua me anë të trajtimit IVF me burrin Kenny Banzhoff.
Barbara, nga New Hampshire, SH.B.A., dëshironte të kishte një fëmijë pasi vajza e saj Molly vdiq fatkeqësisht pesë vjet më parë.
Ajo i tha NBC Boston: "Fillova të shoh këto ëndrra që dëshiroja të kisha një fëmijë dhe mendova të kisha një tjetër fëmijë".

Nëna e cila gjithashtu ka një fëmijë të quajtur Gracie, thotë se ëndërrimi i foshnjave e ndihmoi atë në procesin e saj.
Kenny, 65 vjeç, është i kënaqur që ëndrrat e partneres së tij janë realizuar.
Sipas Rekordeve Botërore të Guinness, Maria del Carmen Bousada Lara është gruaja më e vjetër që lindi fëmijë. Gruaja spanjolle ishte 66-vjeç kur lindi binjakë në vitin 2006, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.