Ylli britanik, Jessie J ka zbuluar se është dërguar me urgjencë në spital me një infeksion dhe lëng në mushkëri, 6 javë pasi iu nënshtrua një operacioni për kancerin e gjirit.
37 vjeçarja, e cila zbuloi diagnozën e kancerit të gjirit në fillim të vitit përpara se të tregonte se si kanceri i saj ishte "zhdukur plotësisht" pas operacionit , u shtrua përsëri në spital këtë fundjavë.
Gjashtë javë pas operacionit, Jessie J ka treguar se si u dërgua në spital dhe i thanë se tani ka një infeksion dhe lëng në mushkëri.

Duke ndarë një foto nga shtrati i spitalit, Jessie ndau një fotografi të një kanule intravenoze në dorën e saj dhe shpjegoi se si ishte shtruar në spital të shtunën në mëngjes.
Në postim, ajo zbuloi: “Si i kalova 24 orët e fundit. 6 javë pas operacionit dhe isha përsëri në të njëjtin repart që isha pas operacionit. As e prisja dhe as e planifikoja”.
Në fillim të qershorit, këngëtarja e hitit “Price Tag” zbuloi se është diagnostikuar me kancer në gji. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.