Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 542 testime të bëra 645 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 34 mijë e 940 raste nga 132 mijë e 728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, njofton Klan Kosova.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21 mijë 396 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë e 618 persona.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 248 raste, Prizren 53 raste, Mitrovicë 42 raste, Gjakovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjilan 28 raste, Ferizaj 24 raste, Lipjan 20 raste, Fushë-Kosovë 19 raste, Skenderaj 15 raste, Suharekë 15 raste, Viti 13 raste, Deçan 11 raste, Drenas 11 raste, Malishevë 11 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kamenicë 9 raste, Pejë 8 raste, Dragash 7 raste, Klinë 4 raste, Shtime 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik dhe Zubin-Potok.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.