Një person nga Virxhinia, i cili në vitin 2014 fitoi 2.5 milionë dollarë në lotari, zbuloi se rrufeja ndonjëherë godet dy herë, pasi tani fitoi çmimin prej 1 milionë dollarësh nga një biletë gërvishtëse.
Michael Worsham, nga Chesapeake, u tha zyrtarëve të Lottery Virginia se bleu një biletë Extreme Millions nga dyqani 7-Eleven në Butts Station Road në Chesapeake dhe fillimisht e lexoi çmimin e tij.
"Mendova se kisha fituar njëqind dollarë," kujton Ëorsham. "E shikova përsëri dhe thashë:"Ky është një milion!"
Worsham ka përvojë kur është fjala për xhekpotët e llotarisë - në vitin 2014 ai fitoi çmimin prej 2.5 milionë dollarësh nga një biletë tjetër gërvishtëse.
Ëorsham tha se këto para do t’ia mundësojnë të bëjë disa investime dhe të kujdeset për fëmijët e tij.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.