Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka bërë të ditur të mërkurën, se në 24 orët e fundit janë shënuar 11 të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë që raste të reja pozitive janë raportuar 720.
Numri i rasteve pozitive ka dalë nga kryerja e 1599 mostrave.
Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç).
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.