Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu, deklaroi të mërkurën se rreth 75 përqind e ndërtimeve në Kosovë, janë pa leje.
E këtë përqindje e rriten goxha vila që dyshohet se u ndërtuan kundërligjshme në Brezovicë.
Për çka policia e Krimeve të rënda bashkë me zyrtarët e prokurorisë themelore të Ferizajt, për dy ditë me radhë sekuestruan rreth 80 sosh.
Aksioni po i duket me vend, ministrit të Infrastrukturës e Mjedisit, Liburn Aliut, që me propozimin e tij qeveria të mërkurën votoi shqyrtimin e projektligjit për ndërtimet pa leje.
E pikërisht mos harmonizimi i ligjeve, sipas Aliu është fajtor për situatën në Brezovicë.
Derisa, kritikoi edhe udhëheqësit e komunës së Shtërpcës që nuk u kujdesën për Brezovicën.
Megjithatë, u shpreh i gatshëm për të ndihmuar organet e drejtësisë, të cilët deri tash kanë arrestuar rreth 30 persona.
https://www.youtube.com/watch?v=O8emECKl7SM
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.