Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 791 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 765 kanë rezultuar pozitivë.
Gjatë 24 orëve të fundit 11 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan tre raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë tre raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj një rast (50 vjeç), Gjakovë një rast (70 vjeç), Mitrovicë një rast (76 vjeç), Prizren një rast (77 vjeç), Vushtrri një rast (70 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 28 mijë e 616 raste nga 117 mijë e 585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 809 raste të vdekjes.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.