Festa e Gruas, 8 Marsi, vjen me shumë surpriza në ParkLand Hospitality Group nga Maliqi Group në qendër të Shkupit.
Jo vetëm kjo ditë, por që nga 1 marsi e deri më 10 mars, befasi të panumërta ju presin në ambientin që është krijuar enkas për t’i kënaqur shqisat tuaja.
ParkLand Hospitality Group, bashkë me stafin e saj profesional, ka menduar deri në përpikëri dhe për çdo detaj që kjo periudhë e muajit t’u dedikohet enkas zonjave, nënave, vajzave dhe gruas.
Nisur nga menyja ushqimore e detajuar dhe e plotësuar për çdo shije dhe kërkesë e deri te tretmanët e bukurisë, ParkLand Hospitality Group, festën e gruas e ka dërguar në një tjetër nivel - atë të luksit, ndjesisë së mirë, të bukurës dhe rehatisë.
Dhe jo vetëm kaq, për 10 ditët e para të muajit mars të vitit 2022, tretmanët e përzgjedhur të trupit dhe fytyrës prezantohen me 50 për qind zbritje.

Stafi i profesionalizuar dhe certifikuar në Spa Center do të jetë në dispozicionin e vajzave dhe grave, për t’iu dhënë atyre shkëlqimin dhe trajtimin e merituar në këtë ditë feste dhe përtej kësaj.
Surprizat nuk mbarojnë me kaq. Në një ambient të përshtatur me ndjenjën e festës dhe respektit, profesionistët e kuzhinës në ParkLand Hospitality Group kanë ideuar menynë e posaçme për Ditën e Gruas, duke ofruar llojllojshmëri ushqimesh e pijesh në një paketë të vetme dhe me një çmim të volitshëm.
Përveç kësaj, muzika e përzgjedhur dhe aktivitetet e tjera janë pjesë e festës sonë për t’iu dhënë gruas, nënës dhe vajzave ndjenjën më të bukur që ato e meritojnë.
Ndjehuni si mbretëreshë me ParkLand Hospitality Group nga Maliqi Group në Shkup.
Rezervo tani në +3892551575 apo www.parkhotel.mk.●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.