Është hapur ekspozita e përbashkët në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku po marrin pjesë artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Në këtë ekspozitë po prezantohen punimet e më shumë se 80 artistëve, njofton Klan Kosova.
Përveç pikturave, do të ketë edhe recitim e këndim.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili po ashtu participoi në një performancë arti.
Në një prononcim për Klankoosva.tv, i pari i kryeqytetit u shpreh se veçse ka filluar puna për galerinë e kryeqytetit se dhe pritet të kthehet edhe hapësira për ekspozim në Pallatin e Rinisë.
“
Është me të vërtetë një eksperiencë shumë pozitive dhe e veçantë me e pa një numër të madh të artistëve prej trojeve shqiptare dhe jo vetëm prej Prishtinës e Kosovës, por edhe prej Maqedonisë e Shqipërisë që janë bërë bashkë këtu dhe e kanë krijuar një atmosferë kaq fantastike. Shumë njerëz kreativë kështu që shihet këtu që kemi talent për të cilët duhet të punojmë së bashku edhe në aspektin institucional po edhe në aspektin e galerive organizatave te artistëve etj., për t’i ndihmuar gjithë komunitetit për me ekspozu p.sh. jo vetëm në Kosovë por me qene të ekspozuar botërisht sepse na nderojnë me talentin e tyre fantastik”.
“
E kemi planin për galerinë e qytetit. Aktivitete kulturore i kemi të shumta, e dini edhe sivjet e kemi Manifestën dhe përmes artit e kulturës kemi mbërritur që Prishtinën ta vendosim në kulme botërore. Duhet t’i ndihmojmë edhe nëpërmjet galerisë së kryeqytetit të cilën e kemi buxhetuar për vitin e ardhshëm. E kemi edhe tulltoren që është hapësire fantastike kreative e cila do të jetë pjesë për artistët tanë edhe në aspektin e pikturës, vallëzimit dhe mënyra të ndryshme të shprehjes artistike”.
“
E kemi arkitektin e kryeqytetit dhe në bazë të tij do të shohim edhe pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Nëpërmjet Pallatit të Rinisë po ashtu kemi marr iniciativë që ta kthejmë ku ka qenë galeria e qytetit, ta bëjmë prapë aty afër Elides, pra ta kthejmë atë memorien shoqërore, ta çojmë përpara kreativitetin e artistëve tanë sa më shumë që mundemi”, deklaroi Rama.
Këshilli organizativ i ekspozitës: Fehmi Hoxha, Hajrush Fazliu, Anton Krasniqi, Skender Idrizi, Vjosa Bujari- Maliqi, Refki Gollopeni dhe Elena Dragusha.
klankosova.tv
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.