Një aventurier japonez është bërë personi më i vjetër në botë që lundron i vetëm përtej Oqeanit Paqësor në moshën 83-vjeçare.
Kenichi Horie, i cili mban shumë Rekorde Botërore Guinness, duke përfshirë kalimin më të shpejtë me energji diellore në Paqësor dhe udhëtimin më të gjatë me varkë me pedale, u nis nga San Francisko e ShBA-së me varkën e tij me vela, Suntory Mermaid III, më 27 mars dhe mbërriti më 4 qershor në Kepin Hinomisaki të Japonisë.
"Mos lejoni që ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra. Caktojini një qëllim vetes dhe punoni drejt arritjes së tij dhe një jetë e bukur ju pret", tha Horie për CNN, transmeton Klan Kosova.
Aventurieri për herë të parë bëri bujë më 1962, kur atëherë si 23-vjeçar u bë personi i parë që lundroi i vetëm përtej Oqeanit Paqësor, nga Japonia në Kaliforni.
“Nuk e mendoja se do të lundroja në moshën 83-vjeçare, por jam ende i shëndetshëm dhe nuk doja ta humbisja këtë shans”, tha Horie. "Sfidat janë emocionuese, kështu që unë do të doja të vazhdoj të përpiqem."
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.