Yvette Dardenne nga Belgjika ka koleksionuar rreth 60 mijë kuti shumëngjyrëshe, brenda së cilave më heret kishte gjëra të ndryshme si çokollata, kafe, oriz e duhan.
Kjo 83 vjeçare ka grumbulluar kuti nga e gjithë bota që kur filloi koleksionin e saj rreth 30 vjet më parë.
Historia e koleksioni i cili tani zë katër shtëpi, filloi me një kuti çokollate “Cote d'Or” të ilustruar me një pikturë të një vajze bjonde me një kapele blu.
Zonja tregon se koleksionin e ka bërë pa vizituar ndonjë vend, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
"Unë nuk kam qenë askund. Nuk kam udhëtuar. Njerëzit ende mendojnë se kam udhëtuar shumë. Mbledhja e kutive u bë shumë shpejt.Ndonjëherë, pasi burri im nisej për punë, dikush paraqitej për të më dhënë diçka", tha Dardenne.
Një nga thesaret më të mëdha të Dardenne është një kuti e modeluar në mënyrë të ndërlikuar e vitit 1868 që tregon një emblemë me dy kuaj, e punuar për të mbajtur biskota dhe konsiderohet të jetë kutia e parë që është litografuar.
Koleksioni i Dardenne mund të vizitohet duke e caktuar një takim.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.