85 raste të reja pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 85 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 14 mijë e 204 raste nga 54 mijë e 443 persona të dyshimtë me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10 mijë e 643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 993.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.