Data 9 Mars njihet si Dita Botërore e Veshkave, e cila është një ditë e veçantë që festohet për të tërhequr vëmendjen ndaj shëndetit të veshkave dhe për të rritur ndërgjegjësimin në shoqëri.
Veshkët kanë për detyrë pastrimin e substancave dhe ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve. Megjithatë, miliona njerëz në mbarë botën luftojnë me sëmundjet e veshkave, por ato mund të zbulohen herët ose të parandalohen.
Është e rëndësishme të kujdeseni dhe të ruani shëndetin e veshkave që të përshtateni për një mënyrë jetese më të shëndetshme.
Për këtë ditë të rëndësishme, Shoqata e Nefrologëve të Kosovës dhe Shoqata e Nefrologëve të Shqipërisë do organizojnë aktivitete me temën: ”Veshkë të Shëndetshme për të gjithë - Të përgatitemi për të papriturën”. Kjo konference shkencore në krye do ketë mjek dhe nefrolog nga Shqipëria, Turqia e Kosova.
Për të, në studio të ftuar ishin Dr.Vjollca Godanci si dhe nefrologu i njohur shqiptar Dr.Myftar Burbullushi.
https://www.youtube.com/watch?v=zyM2xYcgq_Y
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.