Si zakonisht, edhe kësaj radhe seria e re e telefonave iPhone do të dalë në treg në shtator.
Apple pritet që të mbajë më 9 shtator një konferencë për media ku do të zbulojë për herë të parë edhe telefonin e ri iPhone, që sipas të gjitha gjasave do të quhet 6S.
Kompania Apple ende nuk ka bërë ftesën zyrtare për mediat, por kjo pritet të ndodhë shumë shpejtë.
Burime të gazetës Buzz Feed, kanë bërë të ditur se data kur iPhone 6S do të lansohet, është 9 shtatori, po e njëjta me atë të vitit të kaluar.
Përpos telefonit, Apple planifikon që në të njëjtën ditë të prezantojë edhe Apple TV dhe iPad Pro, për të cilën qarkullojnë zëra se kompania është duke e testuar prej vitesh.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.