Një vajzë nëntëvjeçare nga Ukraina preu flokët dhe i shiti në një përpjekje për të mbledhur para për forcat e armatosura të Ukrainës.
Kira Hubina, nga qyteti verior i Ukrainës, Chernihiv, vendosi të mbledhë para për luftëtarët e vendit pasi ajo dhe familja e saj mbroheshin nga bombardimet ruse brenda një strehe.
Babai i vajzës, Ivan, tha për agjencinë ukrainase të lajmeve UNIAN, se ishte prekur nga gjesti i vajzës së tij dhe pranoi që ajo t'i priste flokët pasi mësoi për qëllimet e saj.
"Sinqerisht, për pak sa nuk qava. Më preku disi", tha ai.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.