Gazetarja nga Ferizaj, Kujtesa Shala, nuk e ka mohuar mundësinë e pjesëmarrjes në spektaklin e madh të Big Brother VIP Kosova.
E ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ajo tha se ende nuk ka marrë ndonjë ftesë, por nuk e përjashton mundësinë.
“Ndoshta edhe do kisha hyrë, pse jo. Njëherë ende s’kam marrë ofertë, por besoj se më në fund do të vijë ndonjë ftesë. Loja ime do të ishte të jem vetvetja”, u shpreh Shala.
https://youtu.be/Mn6wqeP43F0
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.