Facebook për vite të tëra është munduar që të “godas” duke hyrë në tregun kinez.
Kjo sepse vendi me më shumë se 700 milionë përdorues të internetit mund të ishte fitimprurës, transmeton Klan Kosova.
Kjo platformë ka qenë e përjashtuar që të veprojë në Kinë nga viti 2009. Kjo pasi qeveria ka rregulla strikte për lidhjen online dhe postimeve të përdoruesve në këtë rrjet.
Sipas New York Times, Facebook është duke zhvilluar një softuer sekret që do tu lejonte autoriteteve kineze të censurojnë informata në këmbim të lejes së operimit në këtë vend.
Kjo kompani ende nuk e ka konfirmuar ose mohuar këtë, por që shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg publikisht është përballur me liderët kinez në vitet e fundit që të lejohet përdorimi i Facebook atje.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.