Lajmet e fundit

Ai së fundi ka ndryshuar shumë edhe në pamje duke humbur peshë të madhe.
Bëhet fjalë për më shumë se 40 kilogramë që thotë se i largoi falë një praktike të ushtrimeve fizike të përditshme, por jo intensive si edhe kujdesit në ushqim.
Javë më parë, 58 vjeçari i tha gazetës The New York Post se prej 133 kilogramëve ka rënë në 92.
.
Disa njohës të dietologjisë, e kanë vënë në dyshim rrëfimin duke vlerësuar se është i pamundur një ndryshim i këtillë vetëm me stërvitje fizike të përditshme, pa qenë ato disaorëshe dhe të shoqëruara me dietë shumë të rreptë në ushqim.
Por një ish-kolegi i Pompeos nga akademia elitare ushtarake “West Point”, kujton se ish-diplomati kishte dalë i sukseshëm atje pikërisht falë fokusimit të madh dhe këmbënguljes, njofton Klankosova.tv.