Sot ishte ditë pushimi për ekipin olimpik të Kosovës në “Tokyo 2020”, por bëhuni gati për nesër dhe mos harroni ta kurdisni orën.
Xhudistja Loriana Kuka, medaliste e bronztë e botës dhe Evropës, do të garojë në kategorinë -78 kg.
Garat e xhudos nisin prej orës 04:00 me kohën tonë lokale, por Kuka raundin e parë e ka kaluar pa luftë dhe ajo nis garimin rreth orës 05:00.
Loriana Kuka mund t’ia sjellë Kosovës një medalje të tretë, pasi Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë fituar Medalje të Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.