Ka shumë debate rreth përdorimit të sheqerit, e kjo për shkak se midis shumë ndikimeve të pafavorshme shëndetësore, marrja e tepërt e sheqerit lidhet me një rrezik në rritje të obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
Si e tillë, ekziston një frikë në rritje rreth konsumit të tij në një masë sa që shumë kanë ndaluar plotësisht të hanë çdo formë sheqeri.
Rujuta Diëekar,nutricioniste, shkoi në Instagram për të adresuar këtë çështje dhe shpjegoi nëse duhet ta anashkalojmë sheqerin.
"Po, duhet të anashkaloni sheqerin. Por, a duhet t'i anashkalojmë të gjitha sheqernat? "JO," shtoi ajo.
Ajo tregoi se cilat janë sheqernat që duhet anashkaluar, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
“Sheqernat që duhet të anashkaloni janë sheqernat që vijnë nga ushqimet ultra të përpunuara dhe të paketuara. Sheqerna që vijnë nga drithërat, reçelrat, biskotat, gjalpi i arrave, çokollatat si dhe produkte ëmbëlsirash me sheqer”, shtoi tutje ajo.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.