Abraham Lincoln dhe Charles Darwin janë të dy ikona të famshme që kanë lënë gjurmë në histori dhe shpesh mund të gjenden në librat e historisë në mbarë botën.
Por a e keni ditur se të dy ndajnë të njëjtën ditëlindje, 12 shkurt 1809 dhe sot bëhen 213 vjet nga lindja e këtyre dy figurave të famshme?!
Linkolni njihet si presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për emancipimin e njerëzve të skllavëruar në Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq Darvini njihet për teorinë e evolucionit, sipas së cilës, të gjitha krijesat vijnë nga i njëjti paraardhës dhe shfaqja e gjallesave të ndryshme nga njëra-tjetra, ka ardhur për shkak të ndryshimeve të vogla, të shtuara gradualisht, brenda një kohe shumë të gjatë.
Sipas teorisë së Darvinit, së pari janë formuar gjallesat njëqelizore, të cilat brenda një periudhe prej qindra miliona vjetësh, u kthyen në gjallesa detare jovertebrore e më pas, në peshq. Peshqit pastaj duke dalë në tokë, kanë formuar zvarranikët. E nga këta të fundit kanë evoluar gjitarët e shpendët./Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.