Ka shumë spekulime në rrjete sociale se Johnny Depp është në lidhje me një nga avokatët e tij, Camille Vasquez, e cila po e mbron në gjyqin e tij për shpifje kundër Amber Heard.
Tani rreth kësaj ka folur një burim, i cili tha se ata definitivisht NUK janë të lidhur, pavarësisht thashethemeve të ndryshme në TikTok dhe të nxitur nga fansat që mund të shihen në internet.
Megjithatë, fansat ende pyesin se pse ata duken kaq të afërt në sallën e gjyqit.
Burimet për TMZ kanë thënë se "të gjithë në ekipin ligjor janë afruar dhe janë lidhur shumë me klientin e tyre - është bërë një marrëdhënie profesionale dhe miqësi".
Dhe nëse po pyesni veten se pse Camille shpesh qesh me Johnny-n, është sepse "ajo e sheh atë të si njeri komik... dhe nuk mund të mos qeshte me disa nga marifetet e tij dhe/ose me sensin e tij të humorit".
Ajo me sa duket është në lidhje me një burrë britanik që merret me pasuri të paluajtshme.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.