Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve që u shënua një ditë më parë në "Podscast: Lifestyle me Gonxhen" në Klan Kosova FM i ftuar ishte një babë fantastik si Artan Korenica.
Ai flet për përvojën e tij me fëmijët dhe kohën që e kalojnë së bashku.
Artani gjatë këtij emisioni ka ndarë momente të fëmijërisë së tij duke e kujtuar babain dhe nënën.
Përveç tjerash, ai ka rrëfyer edhe për mbështetjen ndaj bashkëshortes së tij, regjisores Blerta Basholli.
Fotografia është profesioni i tij i cili i mundëson të udhëtojë shumë. Por a është më mirë në Miami apo në Gjakovë? Këto dhe shumë rrëfime tjera mund t’i ndiqni në videon më poshtë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.