Mungesa e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në Samitin e Shkupit ishte njëra nga temat që u diskutua në edicionin e sotëm të emisionit Kosova Today në Klan Kosova.
Sipas historianit Azdren Shala, një nga arsyet mund të jetë edhe trazirat e brendshme në Serbi.
Por, Shala tha se mungesa e Vuçiqit, nuk e penalizon Serbinë.
“Serbia në atë procesin integrues në Bashkimin Evropian deri më sot i ka 22 kapituj të hapur nga 35 gjithsejt, dy i ka të mbyllur që është një rrugë të qëndrueshme”, deklaroi Shala.
Por, sipas gazetarit Vullnet Krasniqi, Serbia është duke luajtur me dy karta.
Krasniqi tha se Vuçiqi po synon të jetë “pak me Bashkimin Evropian e pak me Rusinë”.
Ndiqeni diskutimin interesant të mysafirëve të ftuar në emisionin Kosova Today.
https://www.youtube.com/watch?v=Ibsb6CP4OnQ
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.