Ajri i ftohtë dhe i thatë, i cili karakterizon muajt e dimrit, bën që të thahet skalpi i kokës pasi nxjerrë lagështinë dhe vajrat natyralë si dhe bën që flokët të thyhen dhe të bien. Për më tepër, temperaturat e ulëta dëmtojnë kutikulat, mbulesën mbrojtëse rreth fijeve të flokëve.
“Flokët e thatë dhe skalpi i thatë mund të shkaktojnë thyerje, rrallim dhe rënie të flokëve”, tha dermatologu Abbas Kanai për The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Sipas ekspertëve, skalpi i kokës mund të bëhet më i prirur ndaj dehidrimit për shkak të motit të ftohtë dhe ajrit të thatë të brendshëm. Përveç kësaj, nivelet e ulëta të vitaminës D, e cila absorbohet nga dielli dhe është e nevojshme për rritjen e flokëve, mund ta përkeqësojë problemin.
“Trupi prodhon vitaminë D nga rrezet e diellit direkte, por nga tetori deri në fillim të marsit, ne nuk ekspozohemi aq shumë në diell dhe nuk marrim mjaftueshëm vitaminë D”, shtoi Kanai.
Mungesa e vitaminave A, B, C, D dhe E, si dhe hekuri dhe zinku, shoqërohet gjithashtu me rënien e flokëve, përcjell Index.hr.
Stilistët dhe parukierët rekomandojnë shmangien e larjes së tepërt të flokëve gjatë muajve të dimrit. Kur lani flokët, përpiquni të shmangni ujin e nxehtë pasi mund të thajë më tej skalpin e kokës. Gjithashtu është mirë ta mbani tharësen sa më larg flokëve.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.