Partia Social Demokrate ka kritikuar punësimet familjare që janë bërë në Qeverinë Kurti 2.
Sipas tyre, kjo mendësi e qeverisjes nuk dallon nga të kaluarat, teksa për ta është e papranueshme se si bëhen arsyetime arrogante për nepotizmin në institucione.
Frashër Krasniqi ka thënë për Klan Kosovën se këtë po e bëjnë pasi ndihen komod dhe besojnë se mund të bëjnë çfarë të duan.
Deri tash, Qeveria ka marrë goxha kritika për punësime familjare, së fundmi zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, u akuzua se ka ndikuar në punësimin e nipit të tij, Gëzim Tosuni, në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Më pas, kjo u arsyetua se këta të dy janë parë ndoshta vetëm një herë në 50 vjetët e fundit. Qeveria u akuzua se ka punësuar familjarë të deputetëve por edhe të militantëve partiakë.
https://www.youtube.com/watch?v=LwiiDi5mIMQ
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.