Ecja mbetet ndër aktivitetet më të shpeshta të personave mbi 65 vjeç në vendin tonë, por në botë ka shumë aktivitete tjera me të cilat pensionistët mbajnë fizikun e tyre në vijë.
Ky aktivitet (ecja) ndihmon në uljen e presionit të gjakut tek njerëzit me hipertension, përmirëson ekuilibrin dhe koordinimin tuaj dhe ul gjasat për të rënë.
Aktivitetet e tilla, përveç gjendjes fizike, ndikojnë edhe në përmirësimin e gjendjes mendore në përgjithësi, të cilat mund të rrisni besimin dhe disponimin tuaj dhe ju ndihmon të ndiheni më mirë gjatë gjithë kohës.
Me ecjen si aktivitet, por në shtigje krejt tjera, merret tash e disa dekada edhe Bashkim Mula, i cili në secilin shteg shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Drita.
Aktualisht Bashkimi i ka kaluar të 70-tat, por falë shëndetit ende mbetet aktiv edhe në punën e tij të përditshme, fotografinë.
https://www.youtube.com/watch?v=a5ccYVQJm7A
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.